SHBA arrin një marrëveshje me kompaninë Moderna për 100 milionë vaksina

SHBA arrin një marrëveshje me kompaninë Moderna për 100 milionë vaksina

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi për një marrëveshje mes qeverisë federale dhe kompanisë amerikane bioteknologjike Moderna, për të prodhuar dhe shpërndarë 100 milionë doza të një vaksine të mundshme për koronavirusin.

Moderna duhet t’i prodhojë dozat e vaksinës ndërsa provat klinike janë në proces e sipër.

“Këto doza vaksine do të jenë pronë e qeverisë federale. Ne po i blejmë ato”, tha Presidenti Trump në një konferencë për shtyp.

Tre vaksina të mundshme në Shtetet e Bashkuara janë në fazat finale të provave tek njerëzit.

“Jemi të gatshëm të prodhojmë 100 milionë doza, sapo vaksina të miratohet dhe deri 500 milionë, në një kohë të shkurtër, pas miratimit”, tha Presidenti Trump.

A man stands outside an entrance to a Moderna, Inc., building, May 18, 2020, in Cambridge, Mass. Moderna announced Monday that an experimental vaccine against the coronavirus showed encouraging results in very early testing.

A man stands outside an entrance to a Moderna, Inc., building, May 18, 2020, in Cambridge, Mass. Moderna announced Monday that an experimental vaccine against the coronavirus showed encouraging results in very early testing.

Masat e fundit të administrates së Presidentit Trump po “rrisin gjasat që Shtetet e Bashkuara të kenë të paktën një vaksinë të sigurt dhe efektive deri në vitin 2021”, tha Sekretari i Shëndetësisë, Alex Azar përmes një deklarate.

President ka thënë se fundmi se është optimist se një vaksinë për koronavirusin mund të jetë gati deri në zgjedhjet presidenciale në fillim të nëntorit.

Presidenti Trump nuk bëri komente lidhur me një njoftim më herët të martën nga Presidenti rus Vladimir Putin se vendi i tij është bërë i pari në botë që miraton zyrtarisht një vaksinë të re të koronavirusit, megjithë mungesën e të dhënave që të justifikonin pretendimet e tij se vaksina është e sigurt për njerëzit.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se vaksina, e zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës, është e sigurtë, duke shtuar se njëra prej vajzave të tij ishte e kishte bërë vaksinën, duke shtuar se ajo kishte pasur pak temperature ditën e parë, por i kishte rënë të nesërmen.

"Unë e di që funksionon mjaft mirë, krijon imunitet të fortë dhe po e përsëris, i ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme," tha Presidenti Putin në televizionin shtetëror,

Prodhimi i vaksinës ruse, së cilës i është vënë emri Sputnik V, për nder të satelitit të pare të prodhuar nga njerëzit në botë, që u lëshua në hapësirë nga ish-Bashkimi Sovjetik në vitin 1957, do të fillojë muajin e ardhshëm dhe vaksinat në masë mund të fillojnë që në tetor.

Vaksina ruse nuk është mes të paktave që kanë arritur fazën e tretë dhe finale të testimit tek njerëzit, që zakonisht përfshijnë mijëra njerëz dhe vazhdojnë për muaj me radhë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

"Çdo prodhues vaksinash duhet të ndjekë këtë procedurë që garanton se ajo është e sigurt dhe që të ketë rekomandimin e OBSH-së”, tha të martën nëndrejtori i degës rajonale të OBSH-së, Organizatës Pan-Amerikane të Shëndetit, Jarbas Barbosa.

 


MË SHUME NGA Shëndetësi