KESCO dhe KEDS kanë nënshkruar parimet e UN Women për fuqizimin e gruas

KESCO dhe KEDS kanë nënshkruar parimet e UN Women për fuqizimin e gruas

Shtatë parimet e themeluara nga UN Global Compact dhe UN Women që shërbejnë si udhërrëfyes për kompanitë të cilat në thelb kanë barazinë gjinore dhe fuqizimin e gruas në secilin aspekt.

KESCO dhe KEDS tashmë janë dy kompanitë e para në Kosovë që kanë nënshkruar këto parime në tetor të vitit të kaluar, duke u zotuar që gratë do të njohin barazinë dhe përkrahjen brenda kompanisë tonë dhe jashtë saj.

Nënshkrimi dhe zotimi ynë ka pasuar me një sërë veprimesh konkrete në aspektin e barazisë gjinore, duke e hapur dhomën e posaçme për nëna dhe foshnja brenda kompanisë, duke planifikuar punësimin dhe përkrahjen e dhjetra vajzave dhe grave, duke vendosur kutitë e raportimit për çfardo diskriminimi që punonjësit mund të hasin në punë… dhe shumë aktivitete të tjera që do të realizohen në të ardhmen.

Ne ftojmë të gjitha kompanitë tjera të bëhen pjesë e #WEPS ngase një rrugëtim i tillë, ndihmon dhe fuqizon rolin e grave në vendet e punës

#womenempower #weps #leader #KEDSEnergy