Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u tkurr me 20.4 për qind

Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u tkurr me 20.4 për qind

Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u tkurr me 20.4 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2020, duke shënuar kështu rënien më të keqe tremujore që nga fillimi i regjistrimeve të statistikave në vitin 1955.

Kjo vjen pas një tkurrje prej 2.2 për qind në tremujorin e parë, që do të thotë se ekonomia britanike tani është zyrtarisht në recesion.

Produktet e shërbimit, prodhimi dhe ndërtimi – industritë më të ekspozuara ndaj kufizimeve të qeverisë – panë rënie rekord nga prilli deri në qershor.

Me lehtësimin e kufizimeve në qershor, ekonomia u rrit me 8.7 për qind.

“Ekonomia filloi të rritet përsëri në qershor me rihapjen e dyqaneve, fabrikat filluan të rritnin prodhimin dhe vijojë ndërtimi i shtëpive. Por pavarësisht kësaj, PBB-ja në qershor sërish ishte sa një e gjashta nën nivelin e saj në shkurt, para se të goditej nga virusi”, tha drejtori i Institutit të statistikave Jonathan Athow.

Kjo është rënia tremujore më e keqe për tremujorin e dytë të vitit 2020 midis ekonomive të G7.

“Unë kam thënë më herët se kohërat e vështira ishin përpara, dhe shifrat e sotme konfirmojnë se kohërat e vështira janë këtu. Qindra mijëra njerëz tashmë kanë humbur punën e tyre, dhe për fat të keq në muajt e ardhshëm mund të jetë edhe më keq. Por ndërsa ka zgjedhje të vështira për t’u bërë përpara, ne do ta kapërcejmë këtë, dhe unë mund t’i siguroj njerëzit se askush nuk do të mbetet pa shpresë ose mundësi”, deklaroi ministri i Financave Rishi Sunak./CNN


MË SHUME NGA Ekonomi