Mazreku: Të hiqen kushtëzimet antikushtetuese për regjistrimin e veturave

Mazreku: Të hiqen kushtëzimet antikushtetuese për regjistrimin e veturave

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës se Sigurimeve te Kosovës Sami Mazreku, e ka mirëpritur vendimin e sotshëm të marrë nga kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, për suspendim të pagesë së tatimit në pronë deri me 31 gusht. Tatim ky që është kushtëzim për regjistrimin e veturave.

Ai ka thënë se shembulli i Ahmetiti duhet të ndiqet edhe nga komunat tjera, e pos kësaj ai ka kërkuar që të hiqen në tërësi kushtëzimet për taksa komunale me rastin e regjistrimit të veturave, kushtëzime të cilat Mazreku i quanë “kundër kushtetuese”.

Mazreku ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se i është drejtuar Avokatit të Popullit për t’i hequr kushtëzimet për regjistrim të veturave, në mënyrë që sipas tij t’u lehtësohet qytetarëve barra e pagesave dhe të bie numri i veturave të paregjistruara.

“Njoftimi nga kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti për pezullim të kushtëzimit për pagesën e tatimit në pronë me rastin e regjistrimit të veturave, është vendim më se i mirëpritur. Ne në dy vitet e fundit në si Shoqatë e Sigurimeve kemi kërkuar që kushtëzimet për regjistrimin e automjeteve të hiqen. Njëra ndër kushtëzimet është dhe vërtetimi për tatimin në pronë, për të njëjtën temë Unë si drejtor kam ushtruar dhe ankesë pranë Avokatit të Popullit, ku e kam argumentuar pse ky kushtëzim është kundër-kushtetues dhe fillimisht kam pranua një njoftim për pranueshmërinë, pasi sigurisht kur rasti ka bazë për hetim të mëtutjeshëm avokati e lëshon një njoftim për pranueshëmëri dhe besoj që shumë shpejt do të dilet me rekomandimi që këto kushtëzime duhet të hiqen. Mirëpo, sërish e ceke që iniciativa e kryetarit të Prishtinës është për t’u përshëndetur dhe duhet të ndiqet edhe nga komunar tjera për shkak të pandemisë, në mënyrë që qytetarët mos të mblidhen pranë zyrave komunale”, ka thënë Mazreku.

Ai tutje ka shtuar se pos kushtëzimeve për taksa komunale, duhet të hiqet edhe kushtëzimi për gjobat e trafikut me rastin e regjistrimit të makinave. “Përfundimisht, në mënyrë që ky proces të jetë më i lehtë e që Ministria e Punëve të Brendshme e ka vendos një afat se deri kur  duhet të regjistrohen këto automjete, do të ishte mirë që edhe MPB-ja ta pezulloj nenin ku specifikon që gjatë regjistrimit të automjete qytetarët duhet t’i paguan fillimisht gjobat e trafikut. Sigurisht, që kërkesat jonë s’është që gjobat mos të paguhen, por mos të lidhën me regjistrimin e automjeteve dh kjo përfundimisht do ta lehtësonte regjistrimin e automjeteve”, ka thënë tutje Mazreku.

 


MË SHUME NGA Ekonomi