Kelkos Energy mirëpret krijimin e komisionit parlamentar

Kelkos Energy mirëpret krijimin e komisionit parlamentar

KelKos Energy mirëpret iniciativën parlamentare e marrë së fundmi për të hetuar lidhur me korrektësinë e procesit të lejeve të projekteve të hidrocentraleve në Kosovë.

Në vështrimin e situatës së vazhdueshme të vështirë të energjisë në Kosovë dhe barrës së rëndë nga ndotja e ajrit, që vjen nga termocentrali me thëngjill në Obiliq, nga e cila njerëzit po vuajnë çdo ditë, zhvillimi i mëtutjeshëm i prodhimit të energjisë së gjelbër miqësore me mjedisin është i domosdoshëm për të ardhmen e njerëzve të Kosovës.

Gjatë javëve të fundit, janë shpërndarë një numër i madh i deklaratave shpifëse dhe të pavërteta lidhur me legjitimitetin dhe pajtueshmërinë mjedisore të projekteve të hidrocentraleve të KelKos Energy në Decan.

Këto deklarata qartë janë kontradiktore me faktet dhe realitetin në terren. Ata dukshëm kanë për qëllim që të armiqësojnë njerëzit e Kosovës dhe të dëmtojnë reputacionin e sektorit të vetëm të energjisë, që konsiderohet në mbarë Botën dhe nga përfaqësuesit udhëheqës të Bashkimit Evropian si çelës për të ardhmen e Kosovës për energji miqësore me mjedisin.

Me qëllim të vlerësimit të këtyre akuzave, grupi Kelag tashmë disa javë më parë ka thirrur një ekipë ndërkombëtare të ekspertëve të pavarur të bëjë një auditim gjithëpërfshirës të projekteve të hidrocentraleve dhe procesit të lejeve të KelKos Energy në Kosovë.

Puna e tyre është në fazën përfundimtare. Shpresojmë, që puna e këtij komisioni parlamentar, i ekzekutuar në mënyrë profesionale dhe jo‐ paragjykuese do t’i jap fund gamës së shpifjeve dhe akuzave publike të pavërteta dhe do të vendosë një ndarje të qartë në mes këtyre projekteve, që janë zhvilluar në pajtueshmëri të plotë me standardet mjedisore dhe ligjore në Kosovë dhe të tjerave, që mund të jenë implementuar në mënyre tjetër.  

Ne vërtetë besojmë që, bazuar në punën e këtij komisioni, Kosova do të ri‐hyjë në qëndrimin pozitiv që ka mbarë Bota ndaj projekteve miqësore me mjedisin, dhe përfaqësuesit politik do të marrin përgjegjësinë e vet për një prespektivë të energjisë së gjelbër për njerëzit e Kosovës. Një qëndrim i tillë pozitiv politik nuk do të inkurajoj vetëm investime të rradhës në energji të gjelbër por poashtu do të jep një mesazh mbështetës për investitorët ekzistues në Kosovë.