Kompania ruse Rosneft shënon humbje në gjysmën e parë të 2020

Kompania ruse Rosneft shënon humbje në gjysmën e parë të 2020

Kompania ka regjistruar humbje neto prej 113 miliardë rubla (1.5 miliardë dollarë) në gjashtë muajin e parë të vitit 2020.

Kompania më e madhe ruse e naftës Rosneft njoftoi se ka regjistruar humbje prej 113 miliardë rubla (1.5 miliardë dollarë) në gjysmën e parë të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Rosneft përmes një deklarate theksoi se të ardhurat e kompanisë në gjysmën e parë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ishin më të ulëta për 33.4 për qind, ose 2.8 trilionë rubla (rreth 38 miliardë dollarë).

Gjatë kësaj periudhe, prodhimi i naftës i kompanisë u ul me 6.8 për qind, në 106 milion tonë, kurse kompania humbi 113 miliardë rubla (rreth 1.5 miliardë dollarë) në tremujorin e parë të vitit 2020.

Prodhimi i naftës thuhet se ka rënë për shkak të marrëveshjes për frenimin e prodhimit me Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).

Fitimi neto i Rosneft u rrit 29 për qind në vitin 2019 nga një vit më parë, duke u rritur në afro 10 miliardë dollarë.


MË SHUME NGA Ekonomi