Kosova pranon 35 mln euro kredi, për sektorin e shëndetësisë, pas COVID-19

Kosova pranon 35 mln euro kredi, për sektorin e shëndetësisë, pas COVID-19

Kosova ka nënshkruar marrëveshjen për kredi me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE) për projektin “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”, në vlerë prej 35 milionë eurove.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se “kjo marrëveshje do të financojë pajisje mjekësore sipas nevojave të MSH-së dhe SHSKUK-së, si dhe do të financojë në mënyrë retroaktive linjat buxhetore për masat 6 dhe 7 të pakos emergjente sa i përket mbështetjes për sektorin shëndetësor”.

Bajrami përmes një postimi në Facebook tha se kjo është kredia e parë sovrane me BZHKE-në që do t’i japë mbështetje masave dhe do t’i vë në dispozicion sistemit shëndetësor resurse të cilat nuk i ka pasur që nga paslufta.


MË SHUME NGA Ekonomi