Veshjet e para mbrojtëse të prodhuara në Shqipëri eksportohen në Gjermani
BKT
Ekonomi

Veshjet e para mbrojtëse të prodhuara në Shqipëri eksportohen në Gjermani

100 mijë veshjet e para mbrojtëse të prodhuara nga kompani të tekstilit në Shqipëri u eksportuan në Gjermani.

Gjermania mbështetet industrinë shqiptare të tekstilit për të përballuar pasojat prej pandemisë së koronavirusit COVID-19.

“Pandemia e koronavirus ka goditur industri të shumta në mbarë botën, përfshirë industrinë e tekstilit në Shqipëri”, thekson ambasada e Gjermanisë në Tiranë.

“Me iniciativë dhe mbështetje të programit ProSEED të financuar nga qeveria federale gjermane dhe në bashkëpunim me Dhomën Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri u eksportuan në Gjermani 100.000 veshjet e para mbrojtëse të prodhuara nga kompani të tekstilit në Shqipëri”, thekson Ambasada gjermane.

“Veshjet mbrojtëse do përdoren kryesisht për qëllime mjekësore”, nënvizon ambasada e Gjermanisë./atsh


MË SHUME NGA Ekonomi