Kërkesa globale për gaz natyror pritet të bie me një ritëm rekord
BKT
Ekonomi

Kërkesa globale për gaz natyror pritet të bie me një ritëm rekord

Gjiganti energjetik rus Gazprom në gjysmën e parë të vitit 2020 shënoi rënie me 26 për qind në 1.8 trilionë dollarë (afro 25 miliardë dollarë), theksohet në deklaratën e kompanisë të rezultateve financiare.

Të ardhurat e kompanisë u ulën me 277 miliardë rubla (3,8 miliardë dollarë) në periudhën janar-qershor të vitit 2020 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Eksportet e gazit natyror të kompanisë në Turqi u ulën me 42 për qind në 4 miliardë metra kub, ndërsa eksportet në Evropë ranë me 18 për qind në 78.9 miliardë metra kub në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, sipas deklaratës.

Gjigandi rus i energjisë eksportoi 1.6 miliardë metra kub gaz natyror në Kinë përmes gazsjellësit të energjisë Siberia në Siberinë Lindore i cili filloi së funksionuari në dhjetor 2019. Tubacioni transporton gaz natyror nga Yakutia në Primorsky Krai dhe Kinë.

Gazprom, prodhuesi më i madh i gazit natyror në botë, është e vetmja kompani në vend që ka autoritetin të eksportojë gaz natyror përmes tubacioneve nën ligjin rus.

Sipas të dhënave nga Shërbimi Federal i Doganave Ruse, çmimi i eksportit të Gazpromit prej 1000 metër kub gaz natyror ra në qershor me 13 për qind në 82 dollarë në krahasim me muajin e kaluar.

Analistët thonë se çmimi i 1000 metrave kub të gazit natyror duhet të jetë mbi intervalin prej 90 deri në 100 dollarë për kompaninë që të raportojë të ardhurat nga eksportet e gazit natyror.

Kërkesa globale për gaz natyror pritet të bjerë me një ritëm rekord, duke zbritur 4 përqind deri në vitin 2020, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).                             


MË SHUME NGA Ekonomi