Kurtishaj publikon vendimin e Abrashit: Shpresojmë edhe për suksese tjera
BKT
Ekonomi

Kurtishaj publikon vendimin e Abrashit: Shpresojmë edhe për suksese tjera

Kryetari i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, ka publikuar vendimin e Ministrit të Infrastrukturës për mbështetje të Shoqatës në kuadër të OEK-ut dhe gjithë operatorëve ekonomik të licencuar të transportit rrugor që kanë rende të udhëtimit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se shpreson që me punën e përbashkët me Departamentin e Transportit dhe Ministrin Abrashi, do të kenë edhe suksese të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar kolegë,
Ky është vendimi i Ministrit të Infrastrukturës për mbështetje të Shoqatës në kuadër të OEK-ut dhe gjithë operatorëve ekonomik të licencuar të transportit rrugor që kanë rende të udhëtimit.
Shpresojmë që me punën tonë të përbashkët me Departamentin e Transportit dhe Ministrin e respektuar Abrashi, shumë shpejtë do të kemi edhe suksese tjera në kuadër të OEK-it.
Shoqata dhe OEK është në koordinim të plotë për hapat tjerë në vazhdim me Ministrin e Infrastrukturës për të zgjidhur shumë çështje të hapura në transportin rrugor me autobusë!
Deri atëherë suksese e punë të mbarë!


MË SHUME NGA Ekonomi