Kompania amerikane Apple vlen 2 trilionë dollarë
BKT
Ekonomi

Kompania amerikane Apple vlen 2 trilionë dollarë

Gjigandi i teknologjisë Apple është bërë kompania e parë amerikane që vlerësohet në bursa me dy trilionë dollarë.

Rritja vjen, vetëm pas dy vitesh pasi u bë kompania e parë në botë që arriti vlerën 1 trilionë dollarë në vitin 2018.

Aksionet e saj arritën çmimin në 467,77 dollarë të mërkurën, duke e çuar vlerësimin total mbi 2 trilionë dollarë.

Kompania tjetër që arriti nivelin e 2 trilionë dollarëve ishte Aramco, kompania që mbështetet nga qeveria saudite. Por, tashmë vlera e gjigantit të naftës ka rënë në nivelin e 1.8 trilionë dollarëve.

Pavarësisht bllokimeve për shkak të virusit, kompanitë e teknologjisë kanë parë rritje të aksioneve të tyre gjatë javëve të fundit, edhe pse Shtetet e Bashkuara janë në recesion.

Kompania tjetër më e vlefshme amerikane është Amazon, që arrin vlerën e 1.7 trilionë dollarëve, e ndjekur nga Microsoft me vlerë 1.6 trilionë dollarë./BBC


MË SHUME NGA Ekonomi