Këtë vit cmimi është më i mirë i mjedrës
BKT
Ekonomi

Këtë vit cmimi është më i mirë i mjedrës

Pandemia por edhe bresheri duket se nuk ka shkatërruar në masë veprimtarinë me mjedër e cila në komunën e Podujevës është e shtrirë në masë të madhe. Për dallim nga viti i kaluar këtë vit cmimi është i mirë.

Ekrem Rrahmani nga Lluzhani i Podujevës tash e sa vjet kultivon mjedrën. Këtë vit ka mbjellë rreth 3 hektarë. Përveç familjarëve, Rrahmani ka angazhuar rreth 20 punëtorë sezonalë. 

Edhe pse këtë vit breshri ia ka dëmtuar shumë këtë kulturë, ai është i kënaqur me rendimentet dhe të ardhurat nga kjo frutë.
 Vezir Jonuzi, drejtor për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, thotë se dëmet që ka shkaktuar breshri në Podujevë, janë rreth 500 mijë euro, duke përfshirë edhe mjedrën. Por, pavarësisht kësaj, fermerët e Llapit nuk janë dorëzuar. Ata çdo vit po i shtojnë sipërfaqet e mbjella me mjedër, raporton RTK.
Komuna e Podujevës njihet si komuna e mjedrës. Këtë epitet e kishte marrë vite më parë pasi që ishin mbjellë 1000 hektarë, me këtë kulture bujqësore. 
Kujtojmë se, çmimi i ulët i kësaj frute para dy vitesh, kishte bërë që shumë fermerë të heqin dorë nga kultivimi i saj.


MË SHUME NGA Ekonomi