UNICEF dhe qeveria japoneze sigurojnë pajisje mbrojtëse për stafin mjekësor
BKT
Shëndetësi

UNICEF dhe qeveria japoneze sigurojnë pajisje mbrojtëse për stafin mjekësor

Zyra e UNICEF-it në Kosovë në bashkëpunim me partnerë është duke bërë përpjekje të vazhdueshme që të mbështet stafin mjekësor që janë në vijë të frontit me pandeminë në Kosovë.

Si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për ta luftuar përhapjen e virusit korona, UNICEF-i, me përkrahjen e Qeverisë së Japonisë, sot i dhuroi Ministrisë së Shëndetësisë një donacion prej 367, 580 pajisje personale mbrojtëse (PMP).

Ku 10% e këtyre pajisjeve do të shpërndahen në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë dhe Gracanicë.

Postimi i plotë:

Pranuam donacionin e radhës me pajisje mjekësore nga UNICEF-i prej 7.4 tonelatave, që do të ndikojë në përmirësimin e furnizimeve në të gjitha komunat dhe shërbimet klinike. Po ashtu nga UNICEF, në shtator vjen kontingjenti i radhës së ndihmave me pajisje mbrojtëse profesionale me mbi 30 ton.

Ndihma e partnerit tonë UNICEF është jetike në këtë kohë të vështirë. Na ka ndihmuar edhe në zbatim të Planit Strategjik të Komunikimit për Covid-19. Përmes kontakteve me UNICEF dhe partnerët e tjerë po përpiqemi të futemi në radhë për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 (në rast se e njëjta zhvillohet dhe aprovohet për përdorim). Ne si Ministri kemi një listë të gjatë me donacionet e dhuruara nga donatorët e ndryshëm.

Shprehim falënderim dhe mirënjohje për këtë përkrahje të rëndësishme nga miqtë tanë.
Ju faleminderit UNICEF!


MË SHUME NGA Shëndetësi