Nënshkruhet marrëveshja për efiçiencë të energjisë
BKT
Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshja për efiçiencë të energjisë

Agjencia Kosovare për Efiçiencë të Energji ia ka kaluar një milion euro Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë për zhvillimin e projekteve të Efiçiencës së Energjisë.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, tha se është më rëndësi që këto mjete të nisin të shfrytëzohen sa më shpejt, duke e konsideruar këtë si mundësi për zhvillim ekonomik.

“Është me rëndësi që këto mjete sa më shpejt të hyjnë në zbatim dhe kjo në një mënyrë e rrit mundësinë e zhvillimit ekonomik sepse përmes këtij fondi nuk janë vetëm përfitues faktik, por janë fitues edhe ndërmarrjet e ndryshme”, ka thënë ai.

Arsim Kuliqi, kryeshef i Agjencisë Kosovare për Efiçiencë të Energjisë, ndonëse po e konsideron këtë periudhë të vështirë, tha se me mbështetjen e ministrisë janë ndar këto mjete, raporton EO.

“Ka qenë proces shumë i gjatë dhe i vështirë, por tani vetëm Fondi po starton. Është edhe një moment shumë i rëndësishëm që gjendemi para pandemisë dhe në këtë situatë dhe me mbështetje të ministrit janë ndarë një milion euro për Fondin”.

Lum Mita kryesues i bordit të Fondit për Efiçiencë tha se kjo ndihmë funksionalizion Fondin në kryerjen e planifikimeve.


MË SHUME NGA Ekonomi