Ministri Mustafa pret Shoqatën e Gastronomëve
BKT
Ekonomi

Ministri Mustafa pret Shoqatën e Gastronomëve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa priti në takim gjatë ditës së sotme kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqin dhe përfaqësues të tjerë të shoqatës, për të diskutuar rreth gastronomisë në vendin tonë.

Siç njofton kumtesa, gjatë takimit, Mustafa dhe Kllokoqi diskutuan për përkrahjen dhe përdorimin e produkteve vendore në një masë dhe sasi të konsiderueshme nga gastronomët e Kosovës.

Në anën tjetër, ministri Mustafa ka falënderuar Kryetarin dhe përfaqësuesit e tjerë për vizitën dhe ka shprehuri gatishmëri të vazhdoj bashkëpunimin edhe më tutje me këtë shoqatë.


MË SHUME NGA Ekonomi