Bie ndjeshëm importi i gazit iranian dhe rus
BKT
Ekonomi

Bie ndjeshëm importi i gazit iranian dhe rus

Importi i gazit natyror në periudhën janar-qershor të këtij viti ra në 22 miliardë e 483 milionë e 46 mijë metra kub, ose 3,5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës.

Turqia importoi 5 miliardë e 444 milionë e 99 mijë metra kub gaz natyror nga Azerbajxhani, sasia më e madhe e importuar nga një vend në gjysmën e parë të vitit 2020. Sasia e gazit të blerë nga ky vend është rritur me 23,4% në krahasim me 2019. Këtu ka ndikuar ndjeshëm rritja e sasisë së gazit që është transportuar përmes tubacionit TANAP (Trans-Anadoll).

Nga ana tjetër, sasia e gazit natyror të importuar nga Rusia është zvogëluar në 4 miliardë e 678 milionë e 66 mijë metra kub, shifër kjo që përkthehet në një rënie të mprehtë prej 41,5%. Në gjysmën e parë të vitit 2019 Turqia kishte importuar nga Rusia 7 miliardë e 993 milionë e 86 mijë metër kub gaz natyror, duke e vendosur Rusinë në vendin e parë të importit të gazit.

Sasia e gazit natyror që është importuar për periudhën janar-qershor 2020 nga Irani është ulur me 46%; 2 miliardë e 29 milionë metra kub. Në muajt prill, maj dhe qershor 2020 nuk është bërë asnjë import gazi nga Irani.


MË SHUME NGA Ekonomi