Po rriten kursimet e qytetarëve dhe firmave gjatë krizës
BKT
Ekonomi

Po rriten kursimet e qytetarëve dhe firmave gjatë krizës

Në fund të korrikut depozitat e sektorit joqeveritar janë 44.94 mlrd. euro. Shuma është 79.1% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Rritja vjetore e depozitave bankare është 8.4%, njoftoi Banka Popullore Bullgare.

Depozitat e ndërmarrjeve jofinanciare janë 13.59 mlrd euro në fund të korrikut të 2020-ës. Në krahasim me muajin e njëjtë të 2019-ës ato rriten 10%.

Depozitat e ndërmarrjeve financiare rriten 8.9% dhe arrijnë 1.95 mlrd euro.

Depozitat e familjeve dhe organizatave jotregtare, të cilat i shërbejnë familjet, janë 29.40 mlrd euro, ose 51.8% e PBB-së, në bazë vjetore shuma rritet 7.7%.

Kreditë e familjeve janë 12.67 mlrd euro, ose 22.3% e PBB-së dhe gjithashtu rriten 7.7% në krahasim me një vit më herët. 


MË SHUME NGA Ekonomi