Lufthansa Teknik Shenzhen u zhvillua shumë shpejt
BKT
Ekonomi

Lufthansa Teknik Shenzhen u zhvillua shumë shpejt

Në vitin 2002, kompania “Lufthansa Teknik Shenzhen” e krijuar me investime të përbashkëta të kompanisë gjermane “Lufthansa Teknik” dhe të kompanisë pekinase “Teknologjia e Aviacionit Kailan”, filloi ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes për pjesët e këmbimit në sektorin e aviacionit ndaj kompanive në Azi-Paqësor.

Duke i hedhur një vështrim zhvillimit të Shenzhen-it për afro 20 vitet, kryeekzekutiv gjerman i kompanisë Lufthansa Teknik Shenzhen, Benjamin Scheidel u shpreh në intervistë se arritjet e Shenzhen-it gjatë këtyre viteve tërhoqën vëmendjen e madhe të botës dhe Lufthansa Teknik Shenzhen ka pasur fatin e mirë të dëshmojë zhvillimin e Shenzhen-it dhe të Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao.

Benjamin Scheidel tha: "Prej vitit 2002, Lufthansa Teknik Shenzhen u zhvillua shumë shpejt në tregun kinez, duke bërë tregti me shumë kompani kineze të aviacionit. Deri tani, afro 50% të bizneseve të "Lufthansa Teknik Shenzhen"-it vijnë nga Kina. Në të ardhmen, veprimtaritë tregtare kryesore të kompanisë edhe do të fokusohen kryesisht në Kinë dhe Azi-Paqësor.


MË SHUME NGA Ekonomi