Rishikohet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Shqipërinë
BKT
Ekonomi

Rishikohet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Shqipërinë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndryshimin e “marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë për parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimin në të hyra dhe kapital” me Qeverinë e Shqipërisë.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, tha se edhe pse ekziston një marrëveshje e tillë gjatë zbatimit ka pasur ngecje, prandaj edhe ka kërkuar rishikimin e saj, në mënyrë që kur të mbahet mbledhje e dy qeverive ndryshimet të jenë gati.

Ajo ka bërë të ditur se deri më tani janë nënshkruar 16 marrëveshje me shtet të ndryshme sa i përket eliminimit të tatimit të dyfishtë.

“…16 marrëveshje për eliminimin tatimin e dyfishtë. Gjatë zbatimit të marrëveshjes ka pasur ngecje. Në fund të shatorit është edhe mbledhja e dy qeverive”.

“…kërkojë që të aprovohet kjo nisëm që të kemi një marrëveshje për këtë çështje”.


MË SHUME NGA Ekonomi