22:10 / 28.08.2020
Edhe një bashkëpunim i suksesshëm ekonomik Kosovë-Suedi
Ambasada e Kosovës në Suedi ka njoftuar se mes Kosovës dhe Suedisë po vazhdon bashkëpunimi ekonomik.
"Kompania e mirënjohur nga Kosova "Eurometal" në bashkëpunim me kompaninë suedeze "BMB Group AB" ka bërë eksportin e parë të konstruksioneve metalike në Suedi. Priten edhe shkëmbime tjera në ditët në vijim. Diplomacia Ekonomike në veprim", thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Suedi.

























