SPERTK organizon aksion vullnetar për dhurimin e gjakut
Pas alarmit të Qendrës së Transfuzionit të Gjakut në QKUK, lajm i cili është transmetuar në edicionin qendror të RTK-së, se kanë mbetur pa doza gjaku dhe duke parë gjendjen e rënduar me Covid-19, SPERTK organizon aksion vullnetar për dhurimin e gjakut, i cili këto ditë është më i nevojshëm se kurrë duke pasur parasysh situatën e rënduar me virus dhe nevojat për sëmundje të tjera, duke filluar nga fëmijët e vegjël që vuajnë nga kanceri.
Sindikata u bën thirrje të gjithë kolegëve në RTK që kanë mundësi të dhurojnë gjak, që t'i përgjigjen këtij aksioni, i cili do të zhvillohet sot më 31 gusht 2020 nga ora 11:00 në studion e Programit të mëngjesit.
Sindikata ka kontaktuar me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut dhe ka marrë leje nga Menaxhmenti për këtë aksion.
Dhurimi i gjakut në këtë kohë të rëndë të pandemisë mund të shpëtojë shumë jetë.























