Diskutohet për shtesat në pagë për punonjësit shëndetësorë
BKT
Ekonomi

Diskutohet për shtesat në pagë për punonjësit shëndetësorë

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është takuar sot me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar Valbon Krasniqi dhe nënkryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë Xhemajl Selmani, me të cilët ka biseduar për shtesat në paga për korrik dhe gusht, për punëtorët shëndetësorë dhe stafin mbështetës.

Në këtë takim palët u pajtuan që të vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje, me qëllim që në lista të përfshihen të gjithë punëtorët shëndetësorë dhe stafi mbështetës, të angazhuar gjatë kohës së pandemisë COVID-19.

Menaxhmenti i SHSKUK-së dhe Ministria e Shëndetësisë do të punojnë intensivisht në koordinim me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë, për të përfshirë në listat për shtesën në paga të gjithë, pa dallim,


MË SHUME NGA Ekonomi