07:04 / 02.09.2020
Kosova e Sllovenia me marrëveshje për regjistrim të bizneseve
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI) njofton se sot do të bëhet nënshkrimi, në mënyrë virtuale, i Memorandumit të Mirëkuptimit në mes Agjencisë së Regjistrimit të Binzeseve Kosovare të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë për Regjistrat Ligjor, Publikë dhe Shërbimet Përkatëse të Republiksës së Sllovenisë.
I pranishëm do të jetë edhe ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi.
Nënshkrimi do të bëhet më 02.09.2020 , në ora 11.00, në MTI.























