Plazma e rikuperuar nuk është adekuate për shërimin e coronavirusit
Një panel i Institutit Kombëtar të Shëndetit të SHBA-ve thotë se nuk ka prova për të mbështetur përdorimin e plazmës rikuperuese për të trajtuar pacientët me coronavirus.
Gjithashtu mjekët nuk duhet ta trajtojnë atë si një terapi kryesore derisa të bëhen më shumë studime, raporton CNN.
“Ka të dhëna të pamjaftueshme për të rekomanduar pro ose kundër përdorimit të plazmës rikuperuese për trajtimin e COVID-19”, thotë paneli që kishte shumë ekspertë, transmeton Telegrafi.
“Plazma konvaleshente nuk duhet të konsiderohet si kura kryesore për trajtimin e pacientëve me COVID-19″, shtoi komiteti, i cili vlerëson trajtimet për coronavirusin.
“Provat e rastësishme të mundshme, të kontrolluara mirë, me fuqi adekuate janë të nevojshme për të përcaktuar nëse plazma rikuperuese është efektive dhe e sigurt për trajtimin e COVID-19”, shtuan ata.
Kujtojmë se javën e kaluar, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave lëshoi një autorizim të përdorimit emergjent të plazmës së rimëkëmbjes gjersa presidenti, Donald Trump deklaroi se ky ishte një përparim historik në luftën kundër pandemisë globale.























