Përmbaruesit takojnë Mazrekun,diskutohet ndryshimi i Ligjit për Automjete
BKT
Ekonomi

Përmbaruesit takojnë Mazrekun,diskutohet ndryshimi i Ligjit për Automjete

Kryetari i Odës së Përmbaruesve Arben Gashi, i shoqëruar nga Anëtari i Bordit Atip Mustafa dhe Shefja e Shërbimit Profesional Florina Ramadani, u takuan me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku Drejtor Ekzekutiv dhe Venhar Hana Shef i Zyrës Ligjore.

Në këtë takim është diskutuar disa çështje të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Çështja më e rëndësishme aktualisht për të dyja palët është Ligji për Automjete, dispozitat e caktuara të këtij ligji dhe efektet e tyre në çështjet e sigurimit si dhe procedurën e përmbarimit.

Në fund, u arrit pajtimi që të dyja palët ta rrisin bashkëpunimin mes tyre, si dhe të ofrojnë perspektivën dhe përvojën e tyre për Ministrinë e Infrastrukturës sapo të fillojë ndryshimi i Ligjit në fjalë''!


MË SHUME NGA Ekonomi