16:40 / 02.09.2020
Posta e Kosovës thellon bashkëpunimin me institucione dhe biznese
Në takimin me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, morën pjesë U.D. Zëvendës Kryeshefja Ekzekutive e PK Sh.A., Fakete Kadiu dhe Drejtori i Shitjes dhe Marketingut, Burim Geci.
Përveç informimit për shërbimet ndaj qytetarëve që i ofron Posta e Kosovës, ata biseduan edhe për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në lëmine e shërbimeve të reja, siç është mundësia e promovimit të bizneseve kosovare përmes pullës komerciale dhe pullës postare.























