16:12 / 03.09.2020
Kosova e 40-ta në Evropë për të bërit biznes
Kosova është në mesin e ekonomive të Evropës që për këtë vit ka zbritur për disa vende ambientin e të bërit biznes.
Kështu thuhet në raportin “Vendet më të mira të Evropës për biznes, 2020”, të publikuar nga European Chamber.
Sipas këtij raporti, këtë vit, Kosova radhitet në pozitën e 40-të nga 46 vende sa i përket lehtësisë së të bërit biznes, krahasuar me vendin e 38-të ku ishte vitin e kaluar.

Kurse, në pozitë më të keqe gjendet Moldavia, Rusia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovia dhe Ukraina.























