Metrologjia është elementi kyç për infrastrukturën e cilësisë së një vend
RTKlive
Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK) është institucion i vetëm shtetëror për Metrologji, që e zhvillon aktivitetin në bazë të Ligjit për Metrologji, nr.03/L-203, Ligjit nr.04/L-124 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-203, Ligjit për punimet nga metalet e çmuara, nr.04/L-154, si dhe në bazë të akteve nënligjore që janë në zbatim të ligjeve të lartëpërmendura.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK), Ferki Fejza, tha agjencia ka bërë deri tani shumë punë.
Ai tha se Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK) me laboratorët, të cilët i posedon, kryen verifikimin, testimin dhe kalibrimin e mjeteve matëse në Kosovë siç janë: njehsorët elektrikë, mjetet matëse të masës (peshoret dhe gramarët), termometrat, volumetrat në pikat shitëse të karburanteve, si dhe kryen kontrollimin e cilësisë së punimeve nga metalet e çmuara.
"Në kuadër të përgatitjes së mjeteve matëse për verifikim, testim dhe kalibrim, AMK ka autorizuar edhe subjekte të cilat merren me servisimin dhe përgatitjen e mjeteve matëse për verifikim, testim apo kalibrim," tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).























