Programi i rimëkëmbjes ekonomike ofron mundësi për investime
BKT
Ekonomi

Programi i rimëkëmbjes ekonomike ofron mundësi për investime

Presidenti i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, z. Nazar Mehmeti dhe Sekretari z. Ismet Smajli, ne Uashington D.C. u takuan me z. Avdullah Hoti Kryeminister i Republikes se Kosoves ,ku diskutuan për thellim të bashkëpunimit në mes të bizneseve të diasporës dhe mundësive të investimit në Kosovë.

Programi i rimëkëmbjes ekonomike do të ofrojë mundësi më të mira investimi, por njëkohësisht do të ndihmojë dhe ofrojë siguri për sektorin privat. 

Ne takim u dakorduan që në Shtator të mbajmë takimin përgatitor dhe shpejt të organizojmë konferencën ndërkombëtare me të gjitha bizneset e diasporës shqipetare anë e mbanë botës.

Presidenti i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, z. Nazar Mehmeti dhe Sekretari z. Ismet Smajli, ne Uashington D.C. u takuan edhe me Richard Grenell diplomat amerikan .


MË SHUME NGA Ekonomi