KEDS me mega projekte investive vitin e arshshëm në Istog
BKT
Ekonomi

KEDS me mega projekte investive vitin e arshshëm në Istog

Drejtori i Investimeve të KEDS, Hasan Ozz u prit në takim nga Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova ku u diskutua për investimet aktuale dhe ato që parashihen vitin e ardhshëm nga KEDS në Komunën e Istogut.

"KEDS është duke bërë analiza dhe vizita të vazhdueshme në terren për të parë nga afër rrjetin energjetik. Rrafshin e Dukagjinit, duke përfshirë edhe Istogun, viti i arshshëm do ta gjej me mega projekte investive"- tha Drejtori për Investime të KEDS, Hasan Ozz. 

Tutje ai tha se KEDS është duke shikuar të gjitha mundësitë që Istogut t'i bëhet zgjidhje afatgjate në rrjetin energjetik. "Investimet të cilat po planifikojmë për vitin e ardhshëm, do të bëjnë zgjidhje afatgjate në rrjetin energjetik, ku për 30 vitet e ardhshme nuk do të ketë më nevojë të investohet. Këto investime do të mundësojnë rritjen e kapaciteteve furnizuese dhe do të minimizojnë numrin e prishjeve." - shtoi ai.

Investimet e KEDS është duke i vlerësuar lartë dhe si mjaft të rëndësishme edhe Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova. "Komuna e Istogut në vazhdimësi ballafaqohet me kushte të rënda atmosferike, ku si pasojë shkaktohen edhe dëme në rrjetin energjetik. Këto investime mundësojnë që furnizimi të jetë stabil dhe kualitativ prandaj si të tilla janë të mirëpritura si për neve si Komunë ashtu edhe për qytetarët. KEDS tashmë në Komunën tonë ka fillu vendosjen e rrjetit nëntokësorë në disa zona, duke eleminuar rrezikun nga prishjet eventuale, për çka ne si Komunë jemi mjaft të kënaqur". 

Vizita e Drejtorit të Investimeve të KEDS, Hasan Ozz në Istog u përcoll edhe me inspektimin e disa rrugëve të qytetit ku KEDS tashmë ka kryer punimet me rrjet nëntokësor.


MË SHUME NGA Ekonomi