Tregtia Kinë-SHBA shënon rënie midis tensioneve
BKT
Ekonomi

Tregtia Kinë-SHBA shënon rënie midis tensioneve

Tregtia dypalëshe midis Kinës dhe SHBA-së ka shënuar një rënie të vogël në tetë muajt e fundit, ndërsa është rritur me Bashkimin Evropian (BE) dhe Japoninë.

Tregtia dypalëshe e vendit ra me 0,4 për qind në 2,42 trilionë juanë (354 miliardë dollarë), që është 12,1 për qind e tregtisë së jashtme të Kinës, njoftoi e përditshmja "Global Times".

Duke marrë parasysh 12,1 për qind të tregtisë së jashtme totale të Kinës, SHBA ishte partneri i tretë më i madh tregtar gjatë kësaj periudhe.

Pekini thuhet se regjistroi eksporte me një rritje prej 11,6 për qind nga viti në vit, me rënien e eksporteve për SHBA për shkak të tensioneve në rritje me Washingtonin për trajtimin e Kinës ndaj pakicës së saj muslimane - Ujgure, si dhe ligjit të ri të sigurisë të vendosur në Hong Kong.

Sipas Administratës së Përgjithshme të Doganave (GAC), vendet anëtare të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) mbetën partneri më i madh tregtar i Kinës, me një vlerë tregtare prej 2,93 trilionë juan (428,8 miliardë dollarë) në tetë muajt e parë, 7 për qind më shumë nga viti në vit dhe përbën 14,6 për qind të tregtisë së jashtme totale të Kinës.

Ndërkohë, tregtia e Kinës me BE gjithashtu u rrit me 2,81 trilionë juanë (411,3 miliardë dollarë), me një rritje prej 1,4 për qind dhe duke zënë 14 për qind të tregtisë së jashtme totale të Kinës, treguan shifrat.

Tregtia e jashtme e vendit arriti në 2,88 trilionë juanë (421,69 miliardë dollarë) në gusht, duke u rritur me 6 për qind nga viti në vit.

"Evropa dhe SHBA rihapën gjithashtu sektorë të ndryshëm të ekonomisë së tyre më herët sesa pritej, duke kontribuar pjesërisht në rritjen e eksporteve kineze", tha Bai Ming, zëvendës drejtor i institutit ndërkombëtar të kërkimit të tregut në Akademinë Kineze të Tregtisë Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit Ekonomik.

"Megjithatë, kufizimet proteksioniste të disa vendeve për eksportet në Kinë, së bashku me furnizimin e kufizuar të një numri vendesh për shkak të pezullimit të vazhdueshëm të prodhimit çuan në një rënie të importeve kineze", shtoi ai.

Kina, deri më tani, raportoi 85.134 raste të konfirmuara me 4.634 vdekje dhe 80.320 të shëruar, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës.

Që nga shfaqja e virusit dhjetorin e kaluar në qytetin kinez Wuhan, ai është përhapur në të gjithë botën, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me bazë në SHBA.

Deri më tani janë konfirmuar më shumë se 27,1 milionë infeksione nga virusi në të gjithë botën, duke përfshirë mbi 883 mijë vdekje, kurse numri i të shëruarve tejkalojnë 18,1 milionë.


MË SHUME NGA Ekonomi