Rritet tregtia në Gjermani
BKT
Ekonomi

Rritet tregtia në Gjermani

Eksportet gjermane kanë mbetur shumë poshtë niveleve të para krizës në Korrik, pavarësisht një rritjeje me 4.7% gjatë muajit, duke shtuar shqetësimet se rimëkëmbja gjermane nga koronavirusi do të jetë e ngadaltë. Importet u rritën me vetëm 1.1% gjatë muajit, duke e çuar sufiçitin tregtar në 18 miliardë euro, sipas zyrës Federale të Statistikave.

Analistët presin që ekonomia më e madhe e Europës të tregojë një rritje në tremujorin e tretë, nxitur nga fuqizimi i aktivitetit brenda vendit si dhe tek disa nga partnerët kryesor tregtar të Gjermanisë.

Megjithatë, kërkesa e dobët nga homologët e mëdhenj  si Shtetet e Bashkuara, po pengon rimëkëmbjen. Të dhënat treguan se eksportet drejt SHBA ranë me 17% në Korrik me bazë vjetore. Megjithatë, eksportet drejt kinës, që kanë pasur një rimëkëmbje më të theksuar se me Shtetet e Bashkuara, ranë me vetëm 0.1%.

Ekonomia gjermane u tkurr me një normë rekord prej 9.7% në tremujorin e dytë, ndërkohë që shpenzimet e familjeve, investimet e kompanive dhe tregtia, kolapsuan në kulm të pandemisë.  Eksportet në Korrik ishin 12% poshtë nivelit të Shkurtit. Tensionet tregtare, pasiguritë në lidhje me Brexit dhe tranzicioni i sektorit të makinave drejt elektrifikimit, kishin ndikuar kërkesën për mallra gjermane që përpara pandemisë.

 


MË SHUME NGA Ekonomi