19:52 / 10.09.2020
Kompanitë bullgare të sigurimeve eksportuan 2.3 mlrd euro jashtë shtetit
Kompanitë e sigurimeve kanë eksportuar mbi 2.3 mlrd euro jashtë shtetit, që të kërkojnë kthim më të lartë të aktiveve të tyre. Mjetet transferohen kryesisht në vende nga BE-ja, bëri të ditur Banka Popullore Bullgare. Në bazë vjetore eksporti i kapitaleve të sigurimeve nga vendi rritet 5.4%.
Mjetet e administruara nga siguruesit në Bullgari në fund të qershorit kapin shumën mbi 4.43 mlrd euro. Për një vit rritja e të ardhurave është 320 mln euro, ose 7.7%. Mjetet e investuara në Bullgari të siguruesve janë pak mbi 2 mlrd euro. Për një vit ato rriten me mbi 150 mln euro, bëri të ditur Bankla Popullore Bullgare.























