Kompania Procter&Gamble do të zgjerojë investimet
BKT
Ekonomi

Kompania Procter&Gamble do të zgjerojë investimet

Gjiganti ndërkombëtar i shëndetit, bukurisë dhe pastrimit Procter&Gamble Company (P&G) planifikon të zgjerojë investimet e saj në Turqi ndërsa bën hapa drejt indigjenizimit, tha sot ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank.

"P&G ka si qëllim të blejë materiale me vlerë 30 milionë dollarë nga ndërmarrjet turke", tha Varank gjatë vizitës së tij në fabrikën e kompanisë në Kocaeli në rajonin veriperëndimor Marmara.

"Nëse plani i tyre zbatohet deri në vitin 2023 kjo do të ndihmojë gjithashtu në tkurrjen e deficitit tonë të llogarisë rrjedhëse", shtoi Varank.

Duke treguar se si është rritur kërkesa për higjienë dhe produkte pastrimi pas fillimit të pandemisë së koronavirusit, Varank tha se P&G siguroi disa kimikate nga prodhuesit turq pasi virusi shkaktoi ndërprerje të zinxhirit të furnizimit.

Kompania synon që eksportet e saj nga Turqia të arrijnë deri në 120 milionë dollarë këtë vit, tha ai.

Tankut Turnaoglu, menaxheri i përgjithshëm i P&G për Turqinë, Kaukazin dhe Azinë Qendrore theksoi se kompania operon në Turqi për 33 vjet.

"Ne kemi bërë investime me vlerë 238 milionë dollarë në dekadën e fundit në Turqi", tha Turnaoglu.

Ai nënvizoi se kompania regjistroi rritje prej 20 për qind nga viti në vit në eksportet në shtatë muajt e parë të këtij viti ndërsa shifrën më të lartë të eksportit në 33 vjet e shënoi në mars dhe prill të këtij viti.


MË SHUME NGA Ekonomi