Shahini: AKB-ja vazhdon mbështetjen e prodhueseve vendës
Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) do t’i bashkohet iniciativës së ministrit të Tregtisë, Vesel Krasniqi, për t’i mbështetur prodhuesit vendës.
Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) do t’i bashkohet iniciativës së ministrit të Tregtisë, Vesel Krasniqi, për t’i mbështetur prodhuesit vendës.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AKB-së, Agim Shahini.
“AKB-ja e mbështet iniciativën dhe ftesën publike të ministrit të Tregtisë Vesel Krasniqi për mbështetjen e prodhueseve vendorë me veprim konkret dhe ftesë publike për të dhënë përparësi me kritere nëpër institucionet shtetërore gjatë blerjeve, duke rritur vetëdijen kombëtare për konsum të prodhimeve dhe shërbimeve vendore”, ka shkruar ai.
Shahini ka thënë se kjo ftesë publike e MTI-së është edhe në misionin e AKB-së me tradite 18-vjeçare me moto “Konsumoni prodhime vendore, bëhuni edhe ju pjesë e zhvillimit ekonomik të Kosovës”.























