Fëmijët e kalojnë lehtë por mund ta përhapin koronavirusin

Fëmijët e kalojnë lehtë por mund ta përhapin koronavirusin

Ka ende shumë paqartësi në lidhje me rolin e fëmijëve në përhapjen e koronavirusit, kjo sepse shkollatdhe kopshtet kanë qenë të mbyllura prej kohësh.

​Por tani me hapjen e tyre ka edhe raporte të reja. Ndër të fundit është një studim i botuar nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në të cilin studiuesit arritën në përfundimin se edhe fëmijët me simptoma të lehta ose madje asimptomatik mund të përhapin Covid-19 dhe ta sjellin atë në familje.

Pra ajo që thonë ekspertët e shëndetit është më se e vërtetë që fëmijët janë transmetues të virusit tek të tjerët, por vetë ata nuk shfaqin simptoma të rënda.

Dymbëdhjetë fëmijë, përfshirë një 8 muajsh, u infektuan me Covid-19 në 3 kopshte në Salt Lake County midis prillit dhe korrikut dhe infektuan të paktën disa të tjerë prindër, vëllezër e motra.

Tre nga fëmijët e infektuar nuk kishin asnjë simptomë dhe njëri prej tyre infektoi nënën e cila u shtrua në spital për shkak të agravimit të simptomave. Një foshnjë tetë muajshe infektoi të dy prindërit.

Shkalla e përhapjes, rreth 25%, është në përputhje me studimet e përhapjes familjare që kanë përfshirë fëmijë dhe të rritur, dhe ky hulumtim tregon se nuk do të kishte asnjë ndryshim në aftësinë përhapëse të koronavirusit midis fëmijëve dhe të rriturve.