Të caktohet vendi për tepricat ditore të shkaktuara nga vaji i palmës
Shoqata e Fermerëve të Kosovës, ka kërkuar për caktimin e një vendi ku mund të hudhim tepricat ditore të shkaktuara nga vaji i palmës..
"Gjatë ditës së djeshme janë shfaqur brenga të mabientalistëve të ndryshëm rreth ndotjës së lumenjëve nga hedhja e tepricave të qumështit nga ana e fermerëve, pikave grumbulluese dhe përpunuesit. Këto brenga janë plotësisht me vend dhe neve na vjen keq që jemi pjesë e kësaj ndotjeje. Por duam të sqarojmë këtu që për shkak të importit të pakontrolluar të vajit të palmës sektori i qumështit ka 70.000 litra tepricë qumështi në ditë. Për shkak që ky qumësht nuk mund të shkojë tutje në përpunim, meqë këkresa është ngopur me produkte te vajit të palmës, atëherë ne detyrohemi në asgjësimin sa më të shpejt të tij. Në këto raste nëse nuk veprohet shpejt gjithë kjo sasi e qumështit mund të shkaktojë katastrofë edhe më të rëndë mjedisore. Ne kërkojmë nga institucionet vendore që të na gjejë një vend apo një mundësi që ta asgjësojmë këtë sasi qumështi më sa më pak probleme mjedisore. Ne ju sigurojmë që kjo tepricë e qumështit nuk do të jetë problem pas hyrjes në fuqi (me 15 shtator) të vendimit për ndalimin e importit të vajit të palmës.Kërkojmë ndjesë për ndotjen e shkaktuar, por jemi mbi 5000 fermerë, me rreth 30 mijë të punësuar dhe mijëra tjerë të involvuar në pikat e grumbullimit dhe fabrikat e përpunimit të qumështit që jemi të prekur në palcën e ekzistencës nga shkaktimi i këtyre tepricave të qumështit, ," thuhet në komunimatë.























