Shënohet ‘Java e Sigurisë Rrugore’
Duke pasur parasysh se nga data 16 deri 22.09.2020 shënohet ‘Java e Sigurisë Rrugore’ e cila shënohet në mbarë Evropën, duke dhënë premtimin/betimin për respektimin e rregullave të trafikut, me 16 shtator.
Më shenjë të shënimit të kësaj jave, në objektet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, Ministri i Punëve të Brendshme z. Agim VELIU, Ministri i Infrastrukturës z.Arban ABRASHI dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Rashit QALAJ, do ta nënshkruajnë premtimin/betimin, për ta përçuar mesazhin tek opinioni.
Departamenti i Këshillit Koordinues për Siguri në Trafikun Rrugor dhe Policia e Kosovës janë zotuar karshi mekanizmave ndërkombëtar, që do t’i inkurajojë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për plotësimin e këtij premtimi/betimi, për të arritur një siguri më të madhe në trafik e cila do të ndikojë në uljen e aksidenteve në trafik.























