Ekonomia turke shënon rritje të ndjeshme

Ekonomia turke shënon rritje të ndjeshme

Ekonomia turke regjistroi një rritje të ndjeshme të qarkullimit total në korrik me mbi 20 për qind në bazë vjetore, njoftoi autoriteti statistikor i vendit.

"Indeksi i qarkullimit total, duke përfshirë industrinë, ndërtimin, tregtinë dhe sektorët e shërbimeve, u rrit me 20,2 për qind në bazë vjetore në korrik 2020", njoftoi Instituti Turk i Statistikave (TurkStat).

Indeksi shënoi ndryshime më të mëdha në sektorin e tregtisë, me 32,9 për qind në korrik krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, sipas shifrave zyrtare.

Sektori i industrisë regjistroi një rritje vjetore prej 20,2 për qind, ndërsa indekset e ndërtimit dhe shërbimeve u rritën me 14,9 për qind, përkatësisht 12,5 për qind.

Në bazë mujore, indeksi i qarkullimit total në bazë të sezonit dhe kalendarit u rrit 11,7 për qind në korrik.

Sipas TurkStat, qarkullimi është një tregues i rëndësishëm afatshkurtër që përdoret për të vlerësuar situatën ekonomike të vendit.

"Indekset e qarkullimit llogariten ashtu që të ndjekin ndryshimet e këtij koncepti i cili përbëhet nga shitjet e mallrave dhe shërbimeve të faturuara nga ndërmarrjet në muajin e referencës me kalimin e kohës, për të monitoruar zhvillimin në baza tremujore dhe vjetore", tha TurkStat.

Të gjitha ndërmarrjet që deklarojnë taksën e tyre të vlerës së shtuar në Administratën e të Ardhurave të vendit janë përfshirë në llogaritjen e indeksit të qarkullimit.


MË SHUME NGA Ekonomi