Krasniqi: Prodhimet vendëse konkurrente në tregun ndërkombëtar

Krasniqi: Prodhimet vendëse konkurrente në tregun ndërkombëtar

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, së bashku me inspektorë të tregut ka vizituar fabrikën për prodhimin e çimentos, “Sharr Cem” në Han të Elezit.

Krasniqi është pritur nga drejtuesit e kësaj fabrike me të cilët ka biseduar për kushtet e punës, tregun dhe ndikimin e pandemisë në prodhim.

Ministri nga afër ka parë procesin e prodhimit, funksionimin deri në paketim për shitje.

Në takim me drejtorin teknik dhe stafin e tij biseduam për mundësit ligjore për prodhuesit dhe investitorët, ku ministri u ka ofruar mbështetjen që prodhimet e Kosovës të jenë pjesë edhe e tregut ndërkombëtarë dhe të jenë konkurrent sa i përket cilësisë.

Ministri Krasniqi, ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes me MSA-në kanë nxjerrë ligje që ua ka mundësuar bizneseve që prodhojnë produkte ndërtimore dhe t’i plasojnë edhe në tregun e jashtëm.

“Kemi nxjerrë edhe Udhëzimin Administrativë, pikërisht për çimenton dhe sot nga afër menaxhmenti i kësaj kompanie na njoftoi se ka filluar së zbatuari dhe po i hap shumë mundësi dhe lehtësira për plasmanin e produktit të tyre në treg”, ka thënë Krasniqi.

Drejtori Teknik i “Sharr Cemi”, Behar Disha, ka falënderuar ministrin për vizitën dhe e ka informuar për punët dhe funksionimin e fabrikës.

“Sharr cem” aktualisht përmbush më shumë se 50 për qind të tregut të Kosovës.