Shahini: Hungaria model i Zhvillimit Ekonomik për Kosovën

Shahini: Hungaria model i Zhvillimit Ekonomik për Kosovën

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, është takuar në Budapest me kryetarin e Odes Ekonomike dhe Industrisë të Hungarisë Attila Galambo,  ku temë diskutimi ishte bashkëpunimi ekonomik në mese të Kosovës dhe Hungarisë.

"Agim Shahini kryetar i AKB-ës prezantoj tregun ekonomik e inventiv të Kosovës si mundësi e madhe dhe inovative për investitorët  hungarez për të cilën janë të mirëpritur edhe nga bizneset edhe nga institucionet e Kosovës. Model i zhvillimit ekonomik i Hungarisë është model i mire por edhe i prodhimtarisë  cilësore për të cilat janë në tregun  e Kosovës por edhe ne kemi prodhim për Eksport”, është thënë në  komunikatën e AKB-së.

Kurse, Kryetari Attila Galambos, kryetari i Odës Ekonomike të Hungarisë, shpreh kënaqësinë e takimit dhe informimit për mundësit e bashkëpunimit me Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit perëndimorë edhe në këtë kohe të pandemisë për të cilën ekonomia dhe bizneset duhet të kaloj vështirësitë e kohës duke rrit bashkëpunimin pa barriera  për investitorët të EU.

“Të dy palët u dakorduan për bashkëpunim dhe rendim të përpjekjeve të bizneseve te dy vendeve tona”, është thënë në njoftimin e AKB-së.


MË SHUME NGA Ekonomi