Të adhurat nga turizmi kanë shënuar një rënie prej 65 për qind
BKT
Ekonomi

Të adhurat nga turizmi kanë shënuar një rënie prej 65 për qind

Sipas Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së (UNWTO), të dërrmuar nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) të ardhurat turistike ndërkombëtare kanë shënuar një rënie prej 65 për qind (rreth 449 milionë) në gjysmën e parë të vitit 2020.

Organi i turizmit i OKB-së tha se përderisa vendet mbyllën kufijtë e tyre dhe imponuan kufizime të udhëtimit për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar shënuan një ulje prej 460 miliardë dollarësh gjatë muajve janar-qershor.

UNWTO theksoi se këto shifra janë pesëfishi i humbjes në faturat ndërkombëtare të turizmit të regjistruara në vitin 2009 mes krizës globale ekonomike dhe financiare.

Raporti tregoi se Azia dhe Paqësori, rajoni i parë që ndjeu ndikimin e virusit në turizëm, ishin rajonet më të goditura me një rënie prej 72 për qind të turistëve në periudhën gjashtëmujore.

Këto rajone u pasuan nga Evropa me një rënie prej 66 për qind të mbërritjeve turistike, Amerika me 55 për qind, si dhe Afrika dhe Lindja e Mesme të dyja së bashku me një rënie prej 57 për qind.

UNWTO po ashtu raportoi se 53 për qind e destinacioneve kanë lehtësuar kufizimet e udhëtimit që nga fillimi i muajit shtator.

Duke theksuar se udhëtimi ndërkombëtar i sigurt është i mundur në shumë pjesë të botës, sekretari i përgjithshëm i UNWTO-së, Zurab Polokashvili, theksoi domosdoshmërinë e koordinimit midis qeverive dhe sektorit privat për të avancuar përsëri turizmin global.

Sipas Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit, Turqia regjistroi një rënie prej 75 për qind në gjysmën e parë të vitit 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.


MË SHUME NGA Ekonomi