Shkalla vjetore e inflacionit ra në 0.4 për qind në gusht

Shkalla vjetore e inflacionit ra në 0.4 për qind në gusht

Shkalla vjetore e inflacionit në Bashkimin Evropian ra në 0.4 për qind në gusht nga 0.9 për qind sa ishte një muaj më parë, bëri të ditur sot Zyra e statistikave të bllokut,

Ndërsa kjo shifër ishte 1.4 për qind në gusht 2019, tha Eurostat.

Shkalla vjetore e inflacionit në grupin më të vogël të zonës së Euros u kthye negativ në gusht për herë të parë në katër vjet në minus 0,2 për qind nga 0.4 në korrik.

Zona e Euros apo ZE19 përfaqëson vendet anëtare që përdorin monedhën e vetme euro ndërsa BE27 përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut.

Në gusht të këtij viti, inflacioni vjetor ra në 16 shtete anëtare, u rrit në gjashtë dhe mbeti i qëndrueshëm në pesë shtete të tjera krahasuar me muajin e kaluar.

Normat më të ulëta vjetore janë regjistruar në administratën qipriote greke të Qipros Jugore (-2.9 për qind), Greqi (-2.3 për qind) dhe Estonia (-1.3 për qind), theksoi Eurostat.

Hungaria (4 për qind), Polonia (3.7 për qind) dhe Çekia (3.5 për qind) regjistruan nivelet më të larta të inflacionit gjatë të njëjtës periudhë.

"Në gusht, kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit në zonën e Euros erdhi nga ushqimi, alkooli dhe duhani (+0,33 pikë përqindje, pp), pasuar nga shërbimet (+0,30 pp), mallrat industriale jo-energjetike (-0,03 pp) dhe energjia (-0,77 pp)", shtoi Eurostat.