Vietnami nis eksportet bujqësore në BE

Vietnami nis eksportet bujqësore në BE

Vietnami ka filluar eksportimin e produkteve të saj bujqësore në tregjet evropiane në kuadër të një marrëveshjeje tregtare me Bashkimin Evropian (BE).

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Vietnamit njoftoi se eksportet përfshijnë fruta dragoi, kafe, kokos, grejpfruta dhe fruta pasioni.

Sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirisë midis Vietnamit dhe BE-së, blloku evropian gjatë tre viteve të ardhshme do të heq tarifat në 86,5 për qind të eksporteve të prodhimeve të detit të Vietnamit, në 90,3 për qind në pesë vitet pasuese dhe brenda shtatë viteve në të gjitha eksportet e prodhimeve të detit.

Eksportet e Vietnamit kanë përfituar nga tarifat preferenciale duke rritur dërgesat e prodhimeve të detit me rreth 10 për qind që nga fillimi i gushtit.

BE është tregu më i madh për kafenë e Vietnamit, që përbën 38 për qind të eksporteve totale të vendit.

Vlera mesatere vjetore e eksporteve në bllokun evropian gjatë pesë viteve të fundit ka qenë rreth 1.2 miliardë dollarë deri në 1.4 miliardë dollarë.

Vo Tan Thanh, nënkryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Vietnamit, tha se fermerët duhet të kalojnë nga kultivimi tradicional në kultivim të qëndrueshëm për të përfituar plotësisht nga marrëveshja tregtare.

"Qeveria po ashtu duhet të përmirësojë menaxhimin e sigurisë ushqimore dhe të tërheq më shumë investime në bujqësi", tha ai.

Sipas të dhënave të BE-së, produktet bujqësore përbëjnë 11,75 për qind të tregtisë midis Vietnamit dhe bllokut.