Pesë banka tregtare bullgare kalojnë nën mbikëqyrjenve BQE-së

Pesë banka tregtare bullgare kalojnë nën mbikëqyrjenve BQE-së

Pesë banka tregtare bullgare kalojnë nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Bankës Qendrore Evropiane nga 1 tetori 2020, njoftoi BNR.Kjo është pjesë e bashkëpunimit të Bankës Popullore Bullgare dhe institucionit financiar evropian në rrugën drejt aderimit të Bullgarisë në eurozonë dhe e pranimit të euros.

Ky bashkëpunim do të përfshijë edhe mbikëqyrjen e bankave më të vogla, të cilat mbeten nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Bankës Popullore Bullgare.

Nëndrejtori i Bankës Popullore Bullgare Radosllav Milenkov do të prezantojë vendin në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës Qendrore Evropiane me të drejtë vote.