Procesi i Berlinit, liderët e BP mblidhen në Sofje më 10 nëntor

Procesi i Berlinit, liderët e BP mblidhen në Sofje më 10 nëntor

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen më 10 Nëntor në Samitin e Sofjes në kuadër të Procesit të Berlinit, ku do të miratohet realizimi i zonës ekonomike rajonale.

KE thotë se plani është duke u hartuar dhe detajet po harmonizohen, por që dokumenti do të jetë gati deri në nëntor, në mënyrë që të mund të konsiderohet dhe miratohet në takimin në Sofje.

“Plani duhet të strukturohet rreth masave konkrete që do të sjellim përfitime të prekshme për kompanitë dhe qytetarët në rajon. Këto përfshijnë ulje të taksave bankare ndërkufitare, evitim të barrierave teknike për tregti, harmonizim të politikave për investime, njohje të kualifikimeve profesionale në të gjithë  rajonin, nxitje të e-tregtisë dhe të ngjashme”, thekson KE, transmeton abcnews.al.

Procesi i Berlinit ka nisur prej vitit 2014 në kuadër të iniciativës së kancelares gjermane Angela Merkel. Ajo ishte një marrëveshje e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura të hapura në rajon.