Bajrami: E hapur që në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike të bëhen plotësime

Bajrami: E hapur që në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike të bëhen plotësime

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka thënë se Ministria është e hapur që të inkorporoj nene të veçanta në mes të dy leximeve të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ajo ka shkruar në Facebook se është e rëndësishme që ky ligj të kaloj sa më shpejtë dhe qytetarëve e bizneseve t'u ofrohet një mundësi shtesë për tejkalimin e situatës.

Postimi i plotë:

Ministria e Financave, si sponsorizuese e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është e hapur që të inkorporoj nene të veçanta në mes të dy leximeve, që mund të propozohen nga deputetët e opozitës apo edhe nga partnerët e koalicionit.

Është e rëndësishme që ky ligj të kaloj sa më shpejtë dhe qytetarëve e bizneseve t'u ofrohet një mundësi shtesë për tejkalimin e situatës së shkaktuar nga pandemia COVID 19. Të bashkëpunojmë ngushtë për të mirën e qytetarëve tanë.