Borxhet e bizneseve ndaj ATK-së gjatë pandemisë mbërrijnë në 53 milionë €

Borxhet e bizneseve ndaj ATK-së gjatë pandemisë mbërrijnë në 53 milionë €

Gjatë periudhës janar-gusht, Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur të realizojë mbi 302 milionë euro të hyra, ka konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online drejtori i këtij institucioni, Ilir Murtezaj.

Por si shumë institucione të tjera edhe ATK-ja gjatë kohës së pandemisë ka hasur në vështirësi, gjë që i ka pamundësuar edhe implimentimin e objektivave.

“Administrata Tatimore e Kosovës, në periudhën janar-gusht 2020 ka arritur të realizojë 302.3 milionë euro, të hyra tatimore si dhe pjesa prej 120.5 milionë euro kontribute pensionale. Realisht gjatë kësaj periudhe ATK-ja ka pasur edhe vështirësitë e veta në implimentim të objektivave të tyre dhe në realizim të qëllimit primar që ka realizimin e të hyrës tatimore për buxhetin e shtetit, por edhe të të hyrave të tjera të cilat janë në drejtim të luftimit të informalitetit”.

Ai thotë se ATK-ja, prej janarit e deri me 18 mars ka pasur performancë të shkëlqyer duke arritur të tejkalojë edhe planin e paraparë në fillim të vitit për 3.62%.

“Në periudhën janar-gusht 2020 ne duhet ta ndajmë në dy etapa, në periudhën para pandemisë prej janarit deri me 18 mars, ku gjatë kësaj periudhe ATK ka pasur një performancë të shkëlqyer duke arritur ti tejkalojë planin e paraparë në fillim të vitit për 3.62% si dhe të tejkalon të hyrat e realizuara të periudhës janar-18 mars 2019 për 11.2%”.

“Pas 18 marsit si rezultat i ndikimit të pandemisë atëherë kemi pasur një trend të rënies të të hyrave tatimore si rezultat i pandemisë edhe por edhe të dy vendimeve të ministrisë së Financave për zgjatje të afatit për deklarimin e pagesë së tatimeve  gjë që kjo ka bërë që periudha mars-prill të kemi një rënie të theksuar të hyrave tatimore, dhe me një rikthim në periudhën maj-qershor në realizim të tejkalimit të hyrës maj dhe qershor, prapë periudha korrik-gusht një rënie më të lehtë të hyrave tatimore gjatë kësaj periudhe”.

“Pritjet tona kanë qenë që në qershor të kemi një rikthim të hyrave tatimore për buxhetin e shtetit bazuar gjithnjë në parashikimet e ekspertëve. Por fatkeqësisht edhe si rezultat i mosardhjes së bashkatdhetarëve tanë dhe prurjes së temitencave nga ana e tyre ka bërë që të zbehet ekonomie e vendit, pastaj faktor tjetër është pamundësia qe shteti i Kosovës të mund t’i përkrahë bizneset në kuptim nxitjes së konsumit duke ndihmuar ekonominë në këtë rast”, ka thënë Murtezaj për EO.

Por pandemia ka ndikuar që në Administratën Tatimore të rritet edhe stoku i borxheve. Murtezaj thekson se kanë pasur rritje të stokut të borxheve prej 53 milionë euro.

E duke marr parasysh edhe humbjet e mëdha që kanë pasur bizneset në këtë kohë, Administrata Tatimore e Kosovës u ka ofruar bizneseve lehtësira në pagesën e borxheve.

ATK-ja u ka mundësuar bizneseve që t’i programojnë borxhet e tyre me këste për pagesë, raporton EO.

“Realisht periudha prej fillimit të pandemisë, ka bërë që te ne të rritet stoku i borxheve. Kemi pasur një rritje të stokut të borxheve prej 53 milionë euro në periudhën pas fillimit të pandemisë në raport me fillimin e vitit, duke i dhënë mundësi bizneseve që t’i programojnë borxhet e tyre me këste për pagesë, një që edhe bizneset e kanë mirëpritu këtë drejtim si dhe jemi avancim në këtë drejtim dhe këtë e dëshmon raporti janar-qershor gjë që tregon se gjatë kësaj periudhe kemi dyfishim vlerës së tatimit që janë programuar, borxhet të cilat janë programuar mbi 100% më tepër se në periudhën e njëjtë të vitit 2019”.

“Ne si institucion brenda mundësive dhe kapaciteteve ligjore kemi bërë veprimet tona duke i ofruar mundësi bizneseve por edhe në aspektin e rimbursimit të mjeteve kemi avancuar me ngritje e sistemit brenda ATK, që t’i identifikojmë të gjitha rastet që për neve si ATK nuk paraqesin rrezik”.