Xhemaili: Qeveria po abuzon me buxhetin me hapjen e minierës së KEK-ut

Xhemaili: Qeveria po abuzon me buxhetin me hapjen e minierës së KEK-ut

Me hapjen e re të minierës së KEK-ut Qeveria po abuzon me buxhetin e shtetit, kjo mund të bazohet në faktin se ekspertët e fushës kanë dhënë mendimet e tyre se në cilën pjesë të vendit cilësia e qymyrit është më kualitative.

Kështu deklaroi deputeti nga radhët e PDK-së, Bajrush Xhemaili në emisionin Imazh të RTK-së.

Tutje, deputeti Xhemaili tregoi se është me rëndësi se në cilat anë do të hapen minierat, në veri apo jug.

“Në pjesën jugore mbi 90% e tokës është aset i KEK-ut, ndërkaq në pjesën tjetër, mbi 90% është pronë private”,deklaroi deputeti Xhemaili.

Veç tjerash ai shtroi edhe pyetjen se përse të shkohet nga kjo pjesë ku shpenzimet janë aq të mëdha e, për më tepër, në pjesën tjetër cilësia është më e mirë.

Më tej ai sqaroi se një vendim i tillë që të lihet fusha e jugut që është pronë e KEK-ut, por të shkohet në fushën e veriut, kjo kërkon kosto të panevojshme. RTKLive