Krasniqi: Do të duhej një pako ku do të përfshiheshin investime më të mëdha

Krasniqi: Do të duhej një pako ku do të përfshiheshin investime më të mëdha

Debati është përqëndruar te 10 përqindshi i Trustit, që është një pjesë e vogël e projektiligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, ligj goxha gjithëpëfshirës, nëse shikohet në ambicjet dhe nevojat që i ka ekonomia e Kosovës pas pasojave të pandemisë.

Kështu deklaroi Besnik Krasniqi, profesor i Ekonomisë, në emisionin Imazh te RTK.

“Ne do të donim të kishte një pako më gjithëpërfshirëse, të kishte investime më të mëdha, alokim të mjeteve buxhetore, por duhet të kemi parasysh edhe mundësitë e Kosovës”, shtoi ai.

Më tej Krasniqi sqaroi se vonesa e ligjit do të shkaktojë edhe vonesa në thithjen e benefiteve nga ana e bizneseve, por edhe e qytetarëve në forma të ndryshme, psh. më shumë vlejnë sot 100 mil. euro, sesa 200-300 milionë nesër.

Tutje, ai, duke sqaruar pakon e ligjit pë Rimëkëmbjen Ekonomike, shtoi se më e rëndësishme është pjesa e financimit të bizneseve që nënkupton mbulueshmërinë me kolateral të kredive, që është stimul shumë i madh nëpërmjet sektorit bankar, pastaj përmes këtij ligji qeveria parashesh mbulueshmërinë e kostos së riprogramimit, etj. RTKLive